Arbitrat shqiptarë në Kupat e Europës, zbulohen ndeshjet që do të vendosin drejtësi në turin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 14:29

Arbitrat shqiptarë në Kupat e Europës, zbulohen ndeshjet që do të vendosin drejtësi në turin e parë

Në turin e parë eliminator në Kupat e Europës do të ketë dhe arbitra shqiptarë që do të vendosin drejtësi.

juxhin xhaja

Në sfidën e parë të turit të parë në Champions, mes HJK Helsinkit dhe RFS-së së Letonisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën e datës 6 korrik në orën 18:00 në Helsinki, arbitër kryesor do të jetë, Juxhin Xhaja, i mbështetur nga asistentët Denis Rexha dhe Arbër Pema. Arbitër i katërt do të jetë Florjan Lata.

1]

Në ndeshjen e parë të turit të parë të Ligës së Konferencës, mes Pogonit të Polonisë dhe Rejkjavikut të Islandës, e cila do të luhet, të enjten e datës 7 korrik në orën 18:00 në Shzecin të Polonisë, arbitër kryesor do të jetë Eldorjan Hamiti, i mbështetur nga asistentët Nertil Bregasi dhe Elvis Gjoka. Arbitër i katërt do të jetë Kreshnik Cjapi.

2

Ardit Krymi i Vllaznisë dhe Vitor Feizhao i Kukësit u transferuan para disa ditësh te kampionët e Bjellorusisë, Shaktjor Soligorski.

Në turin e parë në Champions, Shaktjor do të jetë përballë kampionëve të Sllovenisë, Maribor, dhe ndeshjen e parë luajnë në transfertë.

ENEA JORGJI REJDI AVDO RIDIGER COKAJ

Ndërsa në sfidën e kthimit, më 13 korrik, Krymi dhe Feizhao do të kenë arbitra shqiptarë në fushë. Ndonëse bjellorusët janë pritës, ndeshja do të luhet në fushë asnjanëse në Turqi.

Ky spostim vjen pas vendimit të UEFA-s, ku si palë e përfshirë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, ekipet bjelloruse janë të detyruara që takimet pritëse t’i luajnë në fushë asnjanëse.

Kryesor i kësaj ndeshjeje që do të luhet në stadiumin “Yeni Sakarya Ataturk”, do të jetë Enea Jorgji nga Elbasani dhe ndihmës të tij do të jenë dy asistentët nga kryeqyteti, Rejdi Avdo dhe Ani Koçiaj.

Risia është Emanuela Rusta, që është përzgjedhur si gjyqtare e katërt. Pa dyshim një arritje dhe vlerësim për trupën gjykuese nga Shqipëria.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"