Arbitrat për “Euro 2020”, në listë edhe një argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2021 | 1:01

Arbitrat për “Euro 2020”, në listë edhe një argjentinas

Ditën e djeshme skuadra e UEFA-s ka bërë publike listën e arbitrave që do të marrin pjesë në Europianin “Euro 2020”, i planifikuar për t’u zhvilluar nga data 11 qershor deri më 11 korrik. Mes tyre është edhe italiani Daniele Orsato.

UEFA-Euro-2020-Referees-confirmed

Në Europian do të luhen 51 ndeshje dhe do të jenë në total 18 arbitra për të vendosur drejtësinë. Risia e këtij viti është prezenca në listë e një arbitri nga Argjentina.

UEFA dhe CONMEBOL kanë arritur një marrëveshje për diçka të tillë dhe këta të fundit kanë zgjedhur Fernando Rapalinin për të qenë prezent në Europian. Nga ana tjetër, një grup arbitrash nga Spanja janë përzgjedhur për të arbitruar në Kupën e Amerikës, e cila do të zhvillohet në Argjentinë dhe Kolumbi.

“Shkëmbimi i arbitrave mes UEFA-s dhe CONMEBOL është diçka emblematike dhe e rëndësishme për vazhdimësinë. Arbitrat e të dyja federatave do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre.

ARBITRAT

Europa dhe Amerika e Jugut ka shumë kualitet në arbitrim, ka traditë në futboll dhe në arbitrim. Kjo gjë shton bashkëpunimin mes palëve. Ne duam t’i bëjmë arbitrat sa më profesionalë dhe të përshtaten me ndeshje të ndryshme”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"