Arbitrat nën shënjestër, e pranon dhe Jareci: Gabime të përsëritura në dy javët e para, do të ketë pezullime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 20:56

Arbitrat nën shënjestër, e pranon dhe Jareci: Gabime të përsëritura në dy javët e para, do të ketë pezullime

 

Shefi i sektorit të arbitrave Sokol Jareci pranoi se gjyqtarët kanë gabuar në gjykim në dy javët e para të kampionatit, ndërsa refuzoi kategorikisht që ata të jenë palë me klube të futbollit shqiptar.

Sokol Jareci

Për “RTSH Sport”, Jareci u kërkoi arbitrave të minimizojnë gabimet gjatë gjykimeve të ndeshjeve të ardhshme të kampionatit. Ai shtoi se nuk mund të bëhen publike emrat e arbitrave të pezulluar për gabimet e kryera, pasi e parashikon Konventa e UEFA-s.

Vlerësimi për gjyqtarët – Ne vijmë nga disa seminare. Janë marrë në shqyrtim të gjitha problematikat e fazë së parë të kampionatit. Në dy javët e para përsëriten të njëjtat gabime. Duhet të reagojmë dhe ta kalojmë shpejt këtë situatë. Pa diskutim që ne e prisnim një reagim. Përsëri pati gabime dhe shpresojmë shumë që në javët në vijim të mos ketë gabime me dashje. Janë pjesë e punës, pjesë e lojës, por duhet të shmangen gabimet, që mund të kenë peshë në rezultat. Në dy javët e para të këtij viti, diskutohet më shumë për arbitrat e sa për futboll.

 Këshillë për gjyqtarët – Arbitrave u them që të mos të bëhen protagonistë në mënyrë që të mos vendosin fatet e ndeshjeve dhe sezonit. Arbitrat asnjëherë nuk vendosin ndeshjet, janë gabime njerëzore. Nuk e vendos ndeshjen një arbitër. Janë lojtarët që dalin disa herë para portës dhe nuk shënojnë. Është normale, kur një klub fiton dhe tjetri humb, ai që humbet akuzon. Por, arbitrat kur nuk janë palë.

JORGJI BYLIS

Ndëshkime për arbitrat – Nuk e di se pse janë kaq të fokusuar te pezullimi me emër. Nuk e di kush e kërkon me kaq interes. Ne kemi një rregullore që është edhe pjesë e Konventës së UEFA-s. Sipas saj, nuk mund të publikohet ndëshkimet ndaj gjyqtarëve. Arbitrat pezullohen. Janë pezulluar dhe do të pezullohen kur gabojnë duke u bazuar edhe në rregullore”, përfundoi fjalën e tij Sokol Jareci, shefi i sektorit të arbitrave të futbollit shqiptar.
2020 në futbollin shqiptar ka nisur me kontestime të ashpra nga Luftëtari dhe Bylisi për gjykimin e ndeshjeve të tyre. Ditën e djeshme, presidenti i Bulis Besnik Kapllanaj kërcënoi se nëse nuk ndëshkohen arbitrat e takimeve Tirana-Bylis 2-1 dhe Teuta-Bylis 1-0,  Bylisi do të tërhiqet nga kampionati.

kapllanaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"