Arbitrat, “gjyq” me Jarecin për 4 javët e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 13:07

Arbitrat, “gjyq” me Jarecin për 4 javët e para

Nën drejtimin e shefi të gjykimit, Sokol Jareci, dje paradite në ambientet e kompleksit të Kamzës u zhvillua një analizë me të gjithë arbitrat e kolegjiumeve. Fillimisht u analizuan katër javët e para të Kategorisë Superiore, teksa sektori i gjykimit ka qenë i kënaqur me performancën e “bluzave të zeza”.

arbitrat

Në krahasim me një vit më parë, këtë sezon ka më pak gabime, të paktën deri më tani. Më pas arbitrat u bënë bashkë në një seancë stërvitore, qëllimi i së cilës ishte për të parë gjendjen e tyre në të gjitha nivelet.

Ky seminar në formën e një seance stërvitore vjen në vazhdën e sezonit të kaluar, ku në çdo 4 muaj shihet gjendja fizike e çdo arbitri. Risia e këtij sezoni është se të tilla kontrolle do të bëhen çdo muaj, në mënyrë që të mos ketë gjyqtarë të paaftë për të përballuar fizikisht një ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"