“Arbitrat e bënë baltë”, Gramshi akuzon: Partizani nuk ka nevojë për ndihmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 16:57

“Arbitrat e bënë baltë”, Gramshi akuzon: Partizani nuk ka nevojë për ndihmë

Gramshi u mund 3-1 nga Partizani B ditën e enjte në stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”, duke humbur mundësinë për të vazhduar më tej me pretendimet për ngjitjen në të Parën. Drejtuesit e Gramshit dhe lojtarët i kontestuan fuqishëm vendimet e gjyqtarëve në atë ndeshje që u transmetua “live” në “RTSH” dhe të gjithë e panë çfarë ndodhi.

gramshi

Rasti më flagrant ishte penalltia e mohuar për gramshiotët, kur rezultati ishte 0-0 dhe në atë rast portieri i të kuqve mund të dilte me karton të kuq. Për “Panorama Sport” flet sekretari i klubit gramshiot, Lulëzim Hasa, i cili thekson: “Na vjen shumë keq që humbëm në atë mënyrë. Partizani B nuk ka nevojë për përkrahjen e arbitrave, të cilët e bënë baltë, duke na dëmtuar shumë në atë sfidë që e kishim vlerësuar maksimalisht. Nuk na u akordua një penallti e pastër në favorin tonë.

Nuk e meritonim eliminimin, pasi bëmë një lojë të mirë dhe fatin e ndeshjes e vendosën arbitrat. Megjithatë, jemi krenarë për këta djem që për ne si klub janë vërtet heronj. I falënderoj të gjithë futbollistët dhe stafin teknik, si dhe kryebashkiakun Klodjan Taçe për mbështetjen e madhe. Tashmë do të pushojmë dhe në ditët në vijim do të vendosim për kampionatin e ri”.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"