Arbëria vazhdon të surprizojë, Llapi barazim me 4 gola. Ja rezultatet dhe renditja në kampionatin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 16:47

Arbëria vazhdon të surprizojë, Llapi barazim me 4 gola. Ja rezultatet dhe renditja në kampionatin kosovar

Janë mbyllur dy ndeshje të javës së 7-të në Ipko-Superligën e Kosovës. Arbëria vazhdon të surprizojë me formën e treguar, teksa ditën e sotme ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv.

llapi-2-780x439

Skuadra ku luan edhe ish-lojtari i Partizanit, Labinot Ibrahimi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Drenicën në transfertë. Me këtë fitore Arbëria shkon në kuotën e 1 1pikëve dhe renditet në vendin e dytë, ndërsa Drenica në vendin e gjashtë me 8 pikë.

Llapi dhe Besa e Pejës nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 mes tyre, duke marrë nga një pikë, që për pozicionin ku ndodhen nuk iu vlen shumë. Me këtë pikë Besa shkon në kuotën e 4 pikëve në vendin e 9, ndërsa një vend më poshtë qëndron Llapi që ka grumbulluar vetëm 2 pikë.

REND

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"