Arbëria “shtang” Gjilanin, Drita barazim mes polemikash ndaj Feronikelit të Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 15:09

Arbëria “shtang” Gjilanin, Drita barazim mes polemikash ndaj Feronikelit të Duros

Janë mbyllur dy ndeshjet e javës së 14-të në Ipko-Superligën e Kosovës, ku nuk kanë munguar surprizat.

GJILANI

Arbëria vazhdon të surprizojë këtë sezon, teksa ditën e sotme ka mposhtur me rezultatin 1-0 Gjilanin e Gentian Mezanit. Goli i Biljalit në minutën e 72’, i dha fitoren Arbërisë, që e ngjit në vendin e 6-të me 17 pikë.

Një përballje me shumë polemika ishte ajo mes Dritës, që priste në shtëpi Feroniklelin, në ndeshjen e mbyllur 1-1. Hoti kaloi Feronikelin në avantazh në minutën e 40’. Skuadra e Duros shënoi edhe golin e dytë në minutën e 74’, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje, teksa sipas pamjeve, duket gjithçka e rregull.

goli i anuluar

Goli i anuluar i Feronikelit

Vetëm një minutë pas këtij momenti shumë të diskutueshëm, Drita barazon shifrat në 1-1 me Ajzeraj, me Feronikelin që shpërtheu në [protesta për golin e anuluar.

Në minutën e 80, Malaj ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e Duros me 10 lojtarë, të cilët gjithsesi e ruajtën barazimin deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"