Arapi kërkon shpejtësi, Ramadani e ka me Imerin/ Ja pikantet e duelit Teuta-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2022 | 23:10

Arapi kërkon shpejtësi, Ramadani e ka me Imerin/ Ja pikantet e duelit Teuta-Egnatia

Ndeshja Teuta-Egnatia e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” u ndoq nga një numër i vogël tifozësh. Rreth 800 të pranishëm ishin në tribunat e stadiumit të Durrësit.

Teuta-Egnatia festa

-Gratë dhe fëmijët e lojtarëve, sidomos atyre të huaj, ishin të pranishëm duke ndjekur ndeshjen nga tribuna.

-Të dy trajnerët, Renato Arapi dhe Zekirija Ramadani, gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në këmbë duke orientuar lojtarët në çdo aksion.

-Demiri dhe Todorovski, që më herët kanë luajtur në futbollin maqedonas, para ndeshjes biseduan disa minuta së bashku.

-Të pranishëm në “Niko Dovana”, ishin dy ish-lojtarë të Teutës, Erando Karabeci, Fabian Beqja, si dhe mbrojtësi i Prishtinës, Glendi Mici, që ndoqën ndeshjen me Asion Dajën, që është i dëmtuar.

-Egnatia kryen dy zëvendësime në mesin e pjesës së parë, kur ndeshja ishte 2-0, pasi trajneri Ramadani ishte tepër i zhgënjyer me të tijtë. -“Qarkulloje topin, qarkulloje o Aleks”, thërret Arapi nga pankina.

Arapi festa Teuta

– “O Demir, çfarë bën more djalë, po luaj thjesht”, ishte thirrja e trajnerit Ramadani ndaj lojtarit të tij, Imerit.

-“Më shpejt, më shpejt! Çfarë bëni?” Kjo ishte një nga britmat e trajnerit të Teutës, Renato Arapi, kur lojtarët nuk pasonin si duhet.

-“Hajde çuna, hajde! Marrim topin e parë. Fort aty, mos lëshojmë”, udhëzon nga porta “gardiani” Bruno Puja.

-Përgatitësi Dodaj i Teutës nxori në vrapim shkrythës të gjithë lojtarët që nuk luajtën, menjëherë sapo përfundoi ndeshja. Ata kanë hyrë në dhomat e zhveshjes dhe kanë hequr fanellat e lojës për të veshur bluzat e stërvitjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"