Arapi: Kallakun mund ta zëvendësojë Rroca, bazat e ekipit të ruhen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 22:00

Arapi: Kallakun mund ta zëvendësojë Rroca, bazat e ekipit të ruhen

Kapiteni i Teutës Renato Arapi foli në një lidhje me “Supersport” pas fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë. 

bandicam 2020-08-02 22-28-08-970

“Po sigurisht që çdo trofe ka emocion të veçantë por më shume kur e merr me qytetin e lindjes. Shpresojë të vazhdojmë kështu. Me 3- 4 përforcime mund të bëhemi pretendentë. Sigurisht që baza e ekipit të ruhet dhe përforcimet të jenë cilësore dhe shpresoj qe lëvizjet të jenë të kontrolluara. Nje lojtar që mund ta zëvendesojë Kallakun është Rroca, besoj çdo repart ka nevojë për përforcime. Ekipi duhet te jetë i plotë. Me thënë të drejtën është e papërshkrueshme. Shumë pak lojtarë kanë lëvizur dhe e ne ne kemi bërë mirë në kampionat edhe në Kupë e kemi pasur më vështirë se Tirana se kemi pasur kundërshtarë më të fortë se Tirana. Meqë ma kujtove dua të falenderoj Shkëmbin dhe stafin e mëparshëm se kanë bërë punë të mirë.

Sigurisht pas ardhjes së Martinit kryesore ishte harmonia, na ndihmoi edhe stërvitja gjatë pandemisë. Ajo na ka dhënë një shtysë. Në fakt dua të falenderoj stafin drejtues, tifozat dhe presidencën.  Ky trofe është për tifozët se e meritojnë.Në qoftë se ky projekt do vazhdojë edhe tifozët do rikthenen”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"