Arapi “braktis” Tërbunin, klubi pukjan regjistron edhe një nigerian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 23:38

Arapi “braktis” Tërbunin, klubi pukjan regjistron edhe një nigerian

Galip Arapi “zhduket” nga Tërbuni. Kishte dy javë që stërvitej me ekipin dhe drejtuesit e kishin llogaritur që ta federonin, por ka ikur. Pa dhënë asnjë arsye dhe për habinë e të gjithëve, sulmuesi 20-vjeçar është larguar nga pukjanët.

Terbuni

Kujtojmë që ai vinte në formë huazimi nga Partizanin, por diçka ka ndodhur. Sakaq, klubi ka programuar edhe një surprizë të fundit në merkato. Një sulmues nigerian do t’i bashkohet skuadrës së Alert Alcanit. Lojtari është regjistruar në sistem në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e megjithatë emri mbahet “enigmë”.

Kujtojmë që më herët, si përforcime kanë ardhur Marvin Kodra, Derrik Frimpong, Rigers Xhahysa, Ervis Gjoni, Luis Paulo Junior Silva dhe Kevin Edo Doseh. Ata kanë firmosur tashmë një kontratë dhe do të jenë pjesë e pukjanëve deri në përfundim të sezonit. Nuk mungon lajmi i mirë në kampin pukjan. Janë krijuar grupmoshat që do të furnizojnë edhe ekipin e parë. Drejtuesit kanë gjetur njeriun e duhur për të drejtuar akademinë dhe ai është shkodrani Ardit Mani.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"