“Aq më mirë që ndeshja do të luhet në Zvicër, s’kemi presion”, Egbo pas shortit me Jang Bojs: Menduat se Zoti nuk na buzëqeshi sot, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 21:04

“Aq më mirë që ndeshja do të luhet në Zvicër, s’kemi presion”, Egbo pas shortit me Jang Bojs: Menduat se Zoti nuk na buzëqeshi sot, por…

Pavarësisht se shorti i vendosi përballë Jang Bojsit në fazën “play-off” në 1 tetor, trajneri i Tiranës Emanuel Egbo beson deri në fund se kampionët bardheblu mund t’ia dalin, megjithëse zviceranët janë favoritë.
egbooo
Në një lidhje direkte me emisionin “Sport News” në “News 24”, tekniku nigeriano-shqiptar theksoi se presioni është i gjithi mbi rivalët, ndërsa i vetmi shqetësim i tij është nëse 25-herë kampionët e Shqipërisë do të japin maksimumin në atë ballafaqim.

“Shorti me Jang Bojs – Ndoshta ju mendoni se Zoti nuk na ka buzëqeshur sot por kam besim te Zoti se ai nuk bën gjëra të vogla. Çdo gjë është e mundur në jetë. Nuk jam tip që rrëzohem kur gjërat bëhen të vështira. Besoj deri në fund me mendimin dhe besimin që do ta ketë dhe ekipi. Tirana ka mbetur ekipi i vetëm i Shqipërisë në Europë. Duhet të bashkojmë forcat bashkë të gjithë . Të shkojmë atje për të dhënë 100%. Unë besoj se çdo gjë në botë është e mundur, siç e kemi treguar në kampionat.

Ndeshja në Zvicër – Aq më bukur për mua. Presioni është i gjithi mbi ta,  ne nuk do jermi nën presion. Jemi vetëm nën presion për të dhënë apo jo maksimumin brenda 90 minutave apo në shtesë. Aty kam, merak.Sa mundet ekipi të shkojmë bashkë, sa mundemi të japim 100%. Kjo më shqetëson më shumë se të tjetrat.

2 javë kohë përgatitje – Kemi kohë për të parë sa të përgatitur do të jemi. Kam pak dëmtime të vogla te lojtarët, por do t’i rikuperomë Edhe lojtarët e rinj që do vijnë shpejt dhe kontigjenti të jetë e plotë. Pastaj të tjerat dihen.

Sezoni i ri – Presim, nuk mund të them nëse jemi gati apo jo. Të jemi kontigjent i plotë. Nuk kemi përgjigje të saktë. Akoma nuk kemi filuar. Kur të mbarojë merkatoja dhe të fillojë sezoni, atëherë mund të themi nëse ekipi është gati apo jo”, përfundoi trajneri i Tiranës Emanuel Egbo.

Ndeshje “bombë” për Tiranën, luan në Zvicër ndaj kampionëve të Jang Bojsit

Ka shansin të bëjë arritjen e Skënderbeut, Tirana mbush arkat. Ja sa kanë grumbulluar deri tani

Alarm dëmtimesh te Tirana, sulmuesi i afruar me bujë bie nga shkallët dhe me shumë mundësi humbet “play off”-in

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"