Apolonia zgjedh trajnerin e ri, e gjen në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2018 | 16:38

Apolonia zgjedh trajnerin e ri, e gjen në Kategorinë e Dytë

Çështja e trajnerit është “patatja e nxehtë” që ngjall më shumë kërshëri në opinionin sportiv fierak dhe më gjerë. Cili do të jetë “timonieri” i ri i Apolonisë? Gazeta shfaq dinamikën e zhvillimeve brenda kampit fierak. Ajo që duan drejtuesit është një trajner që e njeh mirë anën mentale të Apolonisë, që di të komportojë brezat e lojtarëve në skuadër dhe sidomos të evidentojë mirë talentet, “tendina e Akilit” për filozofinë e kaq viteve tek Apolonia.

32331917_1843197022436039_5420555864958304256_n

Në këtë kontekst, trajneri i ardhshëm i Apoloninë është Marjol Miho, aq i suksesshëm tek Albpetroli sezonin që lamë pas, por edhe një nga trajnerët më të mirë të grupmoshave tek Apolonia. Miho e ka refuzuar në fillim të sezonit 2017-2018 ofertën e bërë nga klubi fierak për drejtimin e Apolonisë, për përplasje filozofike më shumë se divergjenca ekonomike, por, sa duken gjasat, këtë herë kanë ndryshuar opsionet dhe Miho është vetëm çështje firme larg pankinës së Apolonisë.

Miho bëri një punë shumë të mirë te skuadra patosarake në sezonin e kaluar, duke e renditur ekipin në vendin e 3-të. Tashmë, trajneri është gati për të nisur një eksperiencë të re.

33923881_220251288752272_3844846854999113728_n

MIHANA – Mes emrave të futbollistëve të rinj aktivizuar gjatë këtij kampionati të lënë pas, spikat dhe sulmuesi Redion Mihana. Aspak e lehtë për një adoleshent si ai të merrte përsipër të zëvendësonte Blerim Krasniqin, jo me diferencë moshe, por i sprovuar tek Apolonia.

E ca më shumë akoma: rrallë do besonin që Mihana do bënte dhe goleadorin “copy” e ca më mirë se Krasniqi. Edhe më pak se një muaj që të mbush 19 vjeç (lindur më 28.06.1999), Mihana ka lënë gjurmë pozitive te kjo Apoloni, që lamë pas. Flasin golat e tij. 1300′ në 20 ndeshje (15 prej të cilave titullarë) dhe 9 gola të shënuar, numri 13 i Apolonisë ka dhënë një dëshmi të qartë se çfarë di të bëjë me topin në fushën e blertë, mjafton t’i japin hapësirë.

Dhe “qershiza mbi tortë” për Mihanën, është ftesa e ardhur nga Shqipëria U-21 e Alban Bushit, në miqë- soret e radhës që përfaqësuesja jonë po luan këto ditë.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"