Apolonia u mposht në sekondat finale me përmbysje nga Besa, Klevis Dalipi: U ndëshkuam kur nuk e prisnim!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 12:50

Apolonia u mposht në sekondat finale me përmbysje nga Besa, Klevis Dalipi: U ndëshkuam kur nuk e prisnim!

Klevis Dalipi “qan” rastet e shpërdoruara. Nëse Mario Gjata nuk do t’i falte ato dy mundësi të mira, që mund të sillnin golin e sigurisë, Apolonia nuk do ta rrezikonte fitoren. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri e analizon kështu ndeshjen kundër Besës:

Klevis Dalipi

“Aq sa na qetësoi avantazhi i pjesës së parë, po aq them se Besa na e bëri të vështirë pjesën e dytë. Para se kavajasit të nisnin përmbysjen, ne shpërdoruam dy raste të shkëlqyera me Mario Gjatën që mund ta thellonte diferencën.

Më tej, presioni i kavajasve u shtua, dhe lojtarët tanë të rinj, me gjithë rezistencën që bënë, nuk arritën të ndalnin golat e Besës.

Ndodhin edhe të tilla kthesa, por mendoj se ne u ndëshkuam atëherë kur nuk e pritnim. Kjo nuk duhet të përsëritet nga ne në takimet e tjera”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"