VIDEO/ Apolonia U-19 mposht Shënkollin dhe shkon në finale, trajneri: Kam ekip model, duam Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 9:49

VIDEO/ Apolonia U-19 mposht Shënkollin dhe shkon në finale, trajneri: Kam ekip model, duam Champions-in

Apolonia është finalist ja e parë e kampi onatit U-19. Skuadra e drejtuar nga Edmond Kodra ka festuar dje kualifikimin për në finalen e madhe të të rinjve, teksa ka mposhtur nga penalltitë me rezultatin 4-2 Shënkollin. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit nuk ka pasur fitues brenda 90 minutave, duke u mbyllur me shifrat 1-1 pas golave të Jurgen Ukut për Shënkollin dhe Jeton Krasniqit për Apoloninë. Pas 90 minutave menjëherë ekipet u janë drejtuar 11-metërshave, nga ku fierakët u treguan më të saktë.u19 apolonia

Krasniqi, Asllanaj, Sota dhe Kaçanolli kanë shënuar për bardhejeshilët, ndërsa për Shënkollin realizuan vetëm Daija dhe portieri Simoni. Goditjet e D.Markut dhe Picës janë pritur nga portieri Tozaj, i cili ka qenë hero për fierakët në këtë takim. Tashmë Apolonia do të presë fituesin e çiftit LaçiInternacional për të diskutuar titullin e U-19.

GOLAT – Loja nisi më mirë për Shënkollin. Pas një pasigurie të portierit fierak, është Uku i vëmendshëm brenda zonës që nuk fal dhe kalon Shënkollin në avantazh. Por, vetëm 5 minuta zgjat festa e skuadrës së Hasan Hoxhës. Fierakët reagojnë me Krasniqin, që barazon pas një goditjeje të bukur me kokë brenda zonës. Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti të realizonte, edhe pse Apolonia ishte e pafat, duke qenë se goditi një herë traversën.

TRAJNERI – Dikur ka qenë lojtar i Teutës dhe me sa duket stadiumi “Niko Dovana” i sjell fat Edmond Kodrës. Trajneri kavajas që drejton të rinjtë e Apolonisë, në bisedën për “Panorama Sport” pas ndeshjes foli për suksesin e skuadrës që drejton dhe pritshmëritë që ka për finalen. “Të them të drejtën këto janë ndeshje specifike. Megjithëse kishim punuar gjatë javës, dashje pa dashje ngarkesa psikologjike te skuadra u ndie. Në të tilla takime rëndësi ka kualifikimi dhe kalimi në finale. Këtë e arritëm dhe mendoj se e merituam.

apolonia 19

Pavarësisht se kundërshtari na vuri në vështirësi dhe për këtë ka meritë, ne kemi besuar deri në fund për të fituar. Edhe për penalltitë ishim përgatitur seriozisht, duke mos ia lënë asgjë rastësisë. E filluam ndeshjen keq me një gabim të portierit, që janë gjëra që ndodhin në futboll, por ai e justifikoi mjaft mirë në rastin e penalltive, duke na dhënë kualifikimin. Unë jam krenar për këta djem dhe tashmë jemi me mendje për të shkuar drejt ëndrrës së fitimit të titullit. Këta djem e meritojnë, pasi Apolonia është një model për t’u ndjekur. Do ta përgatisim me kujdes finalen, pasi ëndrra jonë është të marrim pjesën në Ligën e Kampioneve për të rinj”, ka thënë Kodra pas ndeshjes.

FHF
ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"