Apolonia, Rajkoviç garanton gola për ngjitjen në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2016 | 16:27

Apolonia, Rajkoviç garanton gola për ngjitjen në elitë

Apolonia nuk di të ndalet, teksa edhe javën e fundit arriti të fitonte.

marko rajkovicSulmuesi serb Marko Rajkoviç, i cili udhëhoqi skuadrën me dopietën ndaj librazhdasve, beson se skuadra do të vazhdojë me këtë ecuri edhe në javët në vazhdim.

“Arritëm një fitore të merituar ndaj një kundërshtari të vështirë, që na kishte shkaktuar humbje në fazën e parë. Nuk ishte aspak e lehtë fitorja, sidomos në pjesën e parë, pati më shumë rivalitet. Krijuam raste të shumta shënimi, por dëshira për të dyfishuar sa më shpejt rezultatin, bënë që të nxitoheshim. Rëndësi ka që morëm tri pikë, duke qëndruar sërish në vendin e dytë dhe ruajtur diferencën prej katër pikësh me Luftëtarin”, ka thënë serbi për “Panorama Sport”.

Ndërsa i pyetur për golat, sulmuesi premtoi se nuk do të ndalet me kaq.

“Ato vërtet mbajnë firmën time, por janë fryt i lojës së gjithë shokëve të ekipit. Gjithsesi, për mua është një gëzim i dyfishtë, jo vetëm se shënova dopietë dhe e realizova si duhet detyrën time si sulmues, por edhe për faktin se u barazova me golashënuesin më të mirë të grupit, Cankën.

Tashmë mendoj për ndeshjen e radhës me Turbinën. Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë, të cilën ne do ta vlerësojmë në të gjitha aspektet. Duhet të jemi të përkushtuar dhe përgatitemi me kujdesin e duhur për këtë sfidë. Unë besoj se do ta kalojmë me sukses edhe këtë ndeshje, ndërsa beson se do të shënoj sërish”, deklaroi shtatlarti i sulmit të Apolonisë.

Përgatiti: M.Mbriçaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"