“Apolonia, pretendenti më i dobët”, lojtari i Lushnjes: Duhej të ishim të parët, por na kanë bërë padrejtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 13:02

“Apolonia, pretendenti më i dobët”, lojtari i Lushnjes: Duhej të ishim të parët, por na kanë bërë padrejtësi

Lushnjarët vijojnë me intensitet përgatitjet për ndeshjen me Pogradecin, që do ta luajnë ditën e diel, në stadiumin “Roza Haxhiu”. Lushnja është nvetëm një pikë larg zonës “play-off” dhe për të marrë vendin e dytë verdhejeshilëve u duhet vetëm fitorja. Mesfushori qendror i verdhejeshilëve, Okeljan Baze, shprehet për “Panorama Sport” se ekipi do të luftojë shumë për të marrë një tjetër fitore të çmuar për renditjen.
baze

Baze, si po shkojnë përgatitjet për ndeshjen me Pogradecin në këto temperatura të larta?
Ekipi është i përqendruar te ndeshja me Pogradecin dhe po përgatitemi me synimin për ta fituar atë. Nuk ka
ndodhur kurrë që të stërvitemi dhe të luajmë në këtë periudhë dhe i nxehti sigurisht që na penalizon shumë të gjithëve: nuk na lejon të shprehemi në gjithë komponentët fizikë që zotëron një lojtar për të luajtur një ndeshje futbolli në 100 %-shin e tij.
Pogradeci-Lushnja
Lushnja është skuadra më e mirë në ndeshjet brenda, ku ka marrë 27 pikë. I ka fituar të gjitha ndeshjet, me përjashtim të asaj me Pogradecin
Kundërshtarin e vlerësojmë, sepse ka një ekip të mirë, por mendoj që Lushnja qëndron më lart. Synimi ynë
është që në fushën tonë të mos diskutojmë asnjë ekip. Kemi luajtur dy herë me Pogradecin dhe dy herë kemi humbur, tani mendoj se ka ardhur momenti për ta thyer këtë kundërshtar. Besoj shumë se të dielën do të fitojmë ne.
POGRADECI66
Një përballje në një moment ku Pogradeci ka një pikë më shumë në renditje. Sa shanse ka Lushnja ta parakalojë këtë rival?
Nuk jemi nën trysninë e pikëve. Të dielën do të zbresim në fushë për ta fituar ndeshjen. Gjithmonë ndeshjet kundër Pogradecit kanë qenë të vështira dhe delikate. Fati dhe disa faktorë të tjerë kanë ndikuar që në dy ndeshjet e para të mos marrim pikë dhe kjo na motivon dyfish, pasi tri pikët e mundshme na japin vendin e dytë. Fitorja jonë ditën e diel është mjaft e  çmuar për renditjen, na mban në garë dhe nuk mund ta humbim këtë rast.

Si po ju duken ndeshjet pa tifozë?
Mungesa e tifozëve na penalizon shumë. Lushnja është mësuar të luajë me publik, sidomos mungesën e grupimit “Ultras delegatët”, që na ka ndjekur në çdo takim, e ndjejmë. Kemi luajtur ndeshje pa tifozë kur kemi qenë të dënuar, por vetë ideja që ndeshjet do të luhen të gjitha pa tifozë, ndikon te ne futbollistët.

Apolonia 42 pikë, Pogradeci 39 pikë dhe Lushnja 38 pikë, kur kanë mbetur edhe 4 javë. A janë shanset reale për Superioren?
Lushnja duhej të ishte në krye të renditjes, por është e treta, sepse u godit në Fier. Të gjithë e panë se kush janë faktorët që i vendosin ndeshjet në kampionat. Di të them që këta njerëz nuk tallen vetëm me futbollistët, por edhe me tifozët. Apolonia është ekipi më i dobët i tre pretendentëve. Më parë e meriton Superioren Pogradeci se Apolonia.

Edhe ju keni gabimet tuaja, apo jo?
Normal, ekipi ka gabimet e tij. Na janë bërë shumë padrejtësi në ndeshjet që janë transmetuar në televizor,
imagjinoni çfarë na kanë bërë në ndeshjet e patransmetuara. Arbitrimi është bërë faktor, nuk na kanë lënë që humbjen ta kërkojmë te vetja jonë.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"