Apolonia “peshkon” në Shkodër, fierakët marrin talentin 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 10:07

Apolonia “peshkon” në Shkodër, fierakët marrin talentin 19-vjeçar

Apolonia nuk heq dorë nga të rinjtë. Edhe pse do të luajnë në elitë, fierakët po i qëndrojnë “besnikë” filozofisë së tyre, për promovimin e elementëve të talentuar. “Gjuetia” është shtrirë edhe jashtë Fierit dhe klubi e ka aplikuar edhe tek ekipet e moshave, jo vetëm te skuadra e parë.512B2764-27A7-4E2C-A0E8-8CFACF6AC62E

Nëse shqyrtojmë afrimet e kësaj vere: Glejdis Ndraxhi dhe Drago Bumbar nga 22 vjeç, Rimal Haxhiu 21 vjeç, Benito Çulli dhe Serjan Repaj nga 20 vjeç dhe Imran Fetai 18 vjeç, shihet që mosha mesatare është 20.5 vjeç.

I fundit që është bashkuar në stërvitje është shkodrani Eraldo Deda. Një futbollist që ka dalë nga akademia kuqeblu dhe aktivizuar edhe me Vllazninë B sezonin e kaluar. Ai është një lojtar i linjës së majtë, mund të luajë në mesfushë dhe në prapavijë. Deda ka qenë i përzgjedhur nga trajneri Tomas Brdariç për të qenë pjesë e ekipit të parë, por me përforcimet që ka bërë Vllaznia këtë sezon, pak hapësira aktivizimi linte për 19-vjeçarin.793CCB5C-E7CB-47F0-A743-A39B31E3B8A3

Për këtë motiv, shkodrani ka zgjedhur Apoloninë si mundësi për të dëshmuar aftësitë e tij. Shkodrani është aktivizuar titullar me bardhejeshilët në miqësoren kundër Elbasanit dhe ka bërë një paraqitje të mirë në fushë. Stafi teknik i Apolonisë do të vazhdojë testimin për Dedën, duke e vëzhguar edhe në miqësoret e radhës.

19-vjeçari është i dyti shkodran që po vëzhgohet tek Apolonia, pasi prej ditësh në Fier është stërvitur edhe mbrojtësi tjetër Serjan Repaj, i cili është pranë hedhjes së firmës me fierakët.

BUJAR RAMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"