Apolonia nuk njeh pushim, afrime vetëm nga moshat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 12:00

Apolonia nuk njeh pushim, afrime vetëm nga moshat

Apolonia nuk njeh pushim, pasi ekipi është stërvitur maksimalisht të shtunën dhe të dielën nën urdhrat e trajnerit Juri Kanarsa.

Apolonia

Gjatë këtyre ditëve, trajneri italian ka qenë strikt në stërvitje dhe ka kërkuar me çdo kusht që lojtarët të jenë sa më në formë për fillimin e fazës së dytë të kampionatit.

Apolonia nuk ka pasur prurje të reja, çka e vështirëson jo pak arritjen e objektivit sezonal.

Pa harruar që pak ditë më parë, një nga lojtarët e rëndësishëm, Skerdilajd Levendi, u largua drejt Skënderbeut.

Apolonia nuk e ka ruajtur asnjëherë grupin e lojtarëve me të cilët nisi kampionatin, madje as nuk e përforcon atë. Gjatë këtyre ditëve të para të muajit janar nuk ka asnjë lojtar të ri që mund të jetë në provë apo të nënshkruajë me klubin fierak.

Në seancat e këtij fillimviti, shumë futbollistë të rinj nga grupmoshat fierake po përfshihen në ekipin e parë dhe besohet që do të kenë minuta të konsiderueshme në pjesën e mbetur të kampionatit.

Mesfushori Enea Topi, që ka spikatur në fushën e blertë edhe gjatë fazës së parë dhe Kanarsa i ka besuar në shumë ndeshje të rëndësishme brenda dhe jashtë fushe.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"