Apolonia nuk ndalet me 4 ganezët, fierakët duan dhe një mbrojtës. Kërkimet në vendet fqinje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 15:15

Apolonia nuk ndalet me 4 ganezët, fierakët duan dhe një mbrojtës. Kërkimet në vendet fqinje

Katër ganezët nuk janë të fundit përforcime tek Apolonia. Sipas burimeve nga klubi, skuadra do të kërkojë edhe një mbrojtës të majtë. Tregu vendës nuk ofron shumë dhe fierakët shohin si zgjidhje të mundshme tregun ballkanas. Po nga të njëjtat burime, ka shumë mundësi që ky mbrojtës të vijë nga Mali i Zi ose nga Maqedonia e Veriut.
118779416_341124047032318_1594118491915141528_n
Nëse ganezët rezultojnë me cilësitë e duhura dhe nëse sigurohet edhe një mbrojtës i majtë, atëherë Kolela dhe stafi i tij mund ta quajnë të mbyllur merkaton dhe të punojnë të qetë për të kolauduar ekipin dhe për ta pasur gati për fillimin e kampionatit.

Deri tani, fierakët kanë bërë pjesë të tyre 5 futbollistë: Glejdis Ndraxhi, Drago Bumbar, Benito Çulli, Imran Fetai dhe Rimal Haxhiu, teksa vazhdon të jetë në provë mbrojtësi shkodran Serjan Repaj, që parimisht ka rënë dakord me klubin, por mbeten ende disa detaje për t’u nënshkruar kontrata. Një element i rëndësishëm që duhet evidentuar tek Apolonia, ka të bëjë me faktin se fierakët e ruajtën të paprekur thuajse grupin e vjetshëm.

EKSKLUZIVE/ Godet Apolonia, “poker” nga Gana. Zbulohen 4 futbollistët

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"