Apolonia nuk do të jetë vetëm në derbi, tifozë të shumtë fierakë do të udhëtojnë drejt Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 9:15


Apolonia nuk do të jetë vetëm në derbi, tifozë të shumtë fierakë do të udhëtojnë drejt Lushnjës

Nga shkallët e stadiumit “Roza Haxhiu”, Apolonia do të ketë mbështetjen e tifozëve të saj dhe do të ndihet pse jo si në shtëpi.Apolonia2

Klubi fierak vendosi të vërë në dispozicion të tifozëve dy autobusë për udhëtimin drejt Lushnjës, por numri i tyre do të jetë shumë më i lartë, sepse shumë të tjerë do të udhëtojnë me mjetet e tyre private.

Apolonia po kalon një moment mjaft të mirë, vjen nga fitorja 7-0 ndaj Elbasanit, ka marrë vendin e dytë dhe nëse e kalon me sukses derbin e sotëm, ka shanse shumë të mëdha për të qenë ajo kryesuese. Ndoshta edhe që sot, pasi Pogradeci luan në Fushë-Krujë me Ilirinë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com