Apolonia nuk dëshiron të jetë kalimtare në Superiore, zbulohet lista me dëshirat e fierakëve
Në listat e preferencave të Apolonisë për merkaton e verës ka një sërë emrash, kryesisht lojtarë me moshë të re dhe me njëfarë përvoje edhe në Superiore.
“Panorama Sport” zbulon se një lojtar për të cilin kanë interes fierakët është shkodrani i linjës së majtë, Herald Marku. 24- vjeçari ka përvojë të konsiderueshme me ekipe si Partizani, Tërbuni, Kastrioti dhe së fundmi Vllaznia.
Gjithashtu, fierakëve u janë sugjeruar edhe disa lojtarë të tjerë nga kampionati shqiptar, ku mund të përmendim sulmuesin e Luftëtarit, Rimal Haxhiu.
Të lakuar së fundmi janë edhe pogradecarët Alillari e Dragoi apo dhe sulmuesi kurbinas i Kastriotit, Spartak Ajazi. Por, duhet thënë se deri më tani gjithçka është në kuadrin e sugjerimeve nga ana e menaxherëve dhe fazës studimore nga drejtuesit fierakë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"