Apolonia në formë, 10 gola në 3 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2017 | 11:40

Apolonia në formë, 10 gola në 3 ndeshje

Apolonia po vazhdon me qetësi dhe intensitet përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Fierakët, edhe pse me një ekip me lojtarë të rinj në moshë, po i rrisin ndjeshëm parametrat e grupit. Këtë e kanë treguar më së miri ndeshjet miqësore të kësaj periudhe që ka zhvilluar skuadra.

Fierakët i kanë fituar të tria miqësoret, me Apoloninë U-19, Orikumin dhe Besën duke shënuar plot 10 gola e pësuar vetëm 1. Këto kanë ardhur si rezultat i lojërave të rrjedhshme dhe paraqitjes dinjitoze që skuadra ka bërë.

Endri Braka

Mbrojtësi Endri Braka, që është bërë një pjesë e rëndësishme e formacionit, në një prononcim për gazetën shprehet: “Po punojmë shumë në të gjitha aspektet. Po rrisim ndjeshëm parametrat dhe lojën tonë. Kjo po shihet qartë në ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar. Kemi arritur tri fitore ku përveç rezultatit të arritur, kemi bërë një përfaqësim dinjitoz dhe kemi zhvilluar lojëra bindëse. Tashmë ekipi ka korrigjuar mangësitë e së kaluarës është konsoliduar e harmonizuar si duhet.

Ndërsa, ne lojtarët e rinj në moshë kemi fituar më shumë përvojë dhe jemi bërë njësh me skuadrën. Kjo na bën që të besojmë te suksesi në vazhdim të kampionatit. Edhe pse renditemi në vendin e katërt, dy pikë larg Shkumbinit dhe 12 pikë larg Lushnjës, ne do të luftojmë deri në fund me një futboll të pastër e duke mos toleruar në lojën tonë ndaj asnjë kundërshtari për të kapur kreun”.

Mikel Mbriçaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"