Apolonia merkato me të rinj, transferon mbrojtësin e kombëtares së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 12:18

Apolonia merkato me të rinj, transferon mbrojtësin e kombëtares së…

Imran Fetai është një lojtar i Apolonisë. Mbrojtësi 18-vjeccar vjen nga Shkëndija e Tetovës, aty ku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e tij.

IMRAN FETAI

Futbollisti i cili është pjesë e Maqedonisë së Veriut U-18, do të kërkojë të tregojë paraqitje të mira në Superiore, për t’i dhënë një dorë skuadrës fierake në realizimin e objektivave.

Lajmi për kalimin e Fetait te Apolonia është konfirmuar nga kompania që e menaxhon atë ku shkruhet: “Lojtari ynë, Imran Fetai, nga sot është pjesë e klubit Kf Apolonia nga Fieri. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar është pjesë e kombëtares së Maqedonisë Veriore U18, lojtar shumë premtues dhe presim që në të ardhmen të arrij në kulmin e futbollit europian.

E falënderojmë klubin nga Fieri për bashkëpunimin dhe i urojme suksese në edicionin e ri të Superligës së Shqipërisë.”

DONE DEAL ❗

Lojtari yne Imran Fetai nga sot eshte pjese e klubit KF APOLONIA nga Fieri.
Qendermbrojtesi 18 vjeqare…

Posted by Kosovo Sportmanagement on E hënë, 14 Shtator 2020

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"