Apolonia mendon për restaurimin e prapavijës, pas maqedonasit Dimov pritet të vijë dhe një brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 9:45

Apolonia mendon për restaurimin e prapavijës, pas maqedonasit Dimov pritet të vijë dhe një brazilian

Harizaj ka qenë lojtari i ndeshjes në barazimin 1-1 me Partizanin, por portieri fierak këtë javë duhet ta ndjekë Laçin nga tribuna. Romeo Harizaj është titullar i padiskutueshëm i Apolonisë në 13 javë kampionat, por me kartonin e verdhë që mori ndaj Partizanit ka plotësuar numrin katër dhe është i pezulluar për këtë javë.
Romeo Harizaj Apolonia
Fierakët po i bëjnë llogaritë për Laçin me portierin Endri Çako, i cili do të luajë ndeshjen e parë në kampionat. Nga ana tjetër, sa i përket situatës në merkato, fierakët janë në pritje të dy firmave. Dime Dimov dhe braziliani Renato Oliveira projektohen si dy afrimet që pritet të zyrtarizohen këto ditë.

pjimageDime Dimov (m) dhe Renato Oliveira (d), dy mbrojtësit që pritet t’i bashkohen Apolonisë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"