Apolonia më dobët se vjet, fierakëve i mungojnë 4 pikë dhe pësojnë më shumë (TABELA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 11:11

Apolonia më dobët se vjet, fierakëve i mungojnë 4 pikë dhe pësojnë më shumë (TABELA)

Apolonia është në rënie të lirë. Pa asnjë diskutim që kjo mund të konsiderohet si nisja më e dobët në historinë e klubit, sepse asnjëherë nuk kanë qenë në kuotën e 9 pikëve në dhjetë javë të luajtura.

Apolonia

Kanë lënë rrugës 21 pikë, duke humbur terren ndaj kundërshtarëve për misionin madhor. Janë shumë larg pritshmërive të fillimit të sezonit, aq sa rrezikohet edhe rënia.

Krahasuar me një vit më parë, kanë mangësi të mëdha.

Kjo skuadër që ka ndërruar tre trajnerë deri më tani, nuk ka asnjë lidhje me atë që drejtonte italiani Juri Kanarsa vjet.

Një sezon më parë kishin 13 pikë pas 4 fitoresh, 1 barazimi dhe 1 humbjeje. Mungojnë 4 pikë dhe kjo si rrjedhojë e një fitoreje më pak dhe 1 barazimi më shumë.

Edhe golavarazhin nuk e kanë në krah. Vërtetë shënojnë më shumë nga vjet, por “fusin ujë” në mbrojtje.

Kanë marrë 14 të tillë deri më tani, 3 më shumë se edicioni i shkuar ku ju afruan aq shumë ngjitjes.

Zbehen edhe më shumë shpresat duke parë tri ndeshje të mbetura të fazës së parë. Kalendar “ferri” duke ditur që Apolonia luan dy transferta njëra pas tjetrës, e para me Besëlidhjen dhe e dyta me Luzin, ndërsa në javën e fundit të fazës së parë do të presë Flamurtarin në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Lë të themi që këto 270 minuta të mbetura do të tregojnë shumëçka për ecurinë dhe vazhdimësinë e bardhejeshilëve në Kategorinë e Parë.

SZ (1)

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"