Apolonia hidhet në merkato, akord me Gurin dhe dy vlonjatë në provë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 12:12

Apolonia hidhet në merkato, akord me Gurin dhe dy vlonjatë në provë

Apolonia do të luajë sot në orën 13:00 ndeshjen e radhës miqësore dhe sërish luan me një kundërshtar nga Superiorja, me Bylisin fqinj.Apolonia Elbasani

Ndeshja zhvillohet në Fier dhe trajneri Artan Mërgjyshi ka shansin të shohë më mirë lojtarët që po provohen te skuadra fierake. Në këtë ndeshje ai do të vëzhgojë me kujdes edhe dy lojtarë të rinj vlonjatë, Gersi Diamanti dhe Mateo Qarri, të cilët kanë ardhur ta kërkojnë fatin e tyre në Fier. Përforcimi i parë në merkaton e dimrit i Apolonisë, nga e cila ka pasur shumë firo ditët e fundit, pritet të jetë mbrojtësi Ardi Guri.

Ish-lojtari i Ilirisë ka arritur akordin me klubin fierak dhe tashmë pritet vetëm firma me Apoloninë. Trajneri Mërgjyshi ka nevojë për lojtarë të tjerë, sidomos në mbrojtje, ku Guri mendohet se do t’i bëjë punë për krahun e majtë.

Ardi Guri është 20 vjeç dhe gjatë këtij kampionati ka luajtur 8 ndeshje me Ilirinë, duke qenë titullar në formacionin e saj. Ai ka mbyllur marrëveshjen me fushëkrujasit dhe është gati për Apoloninë.

Bujar Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"