Apolonia godet në merkato, merr sulmuesin e Shkumbinit dhe “vjedh” lojtarin e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2020 | 13:42

Apolonia godet në merkato, merr sulmuesin e Shkumbinit dhe “vjedh” lojtarin e Flamurtarit

Majkëll Ejoh është lojtari më i ri i Apolonisë.

ejoh

“Panorama Sport”, mëson se lojtari 23-vjeçar nga Nigeria, ka lënë Shkumbinin dhe është bashkuar me Apoloninë.

Sulmuesi është një përforcim me vlera për fierakët, në këtë fund të merkatos. Ejoh ka luajtur më parë me Besën, Turbinën, Laçin dhe Dinamon.

BRUNO LIPI

Gjithashtu, Apolonia pritet që të afrojë dhe Bruno Lipin, i cili u përfol për një kalim te Flamurtari. Por, merkatoja e bllokuar e vlonjatëve, bën që ai të kalojë te skuadra fierake.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"