Apolonia e Dalipit test me vlonjatët e Flamurtarit, një portier në provë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 15:38

Apolonia e Dalipit test me vlonjatët e Flamurtarit, një portier në provë

Apolonia po plotësohet ditë pas dite dhe nën drejtimin e trajnerit Klevis Dalipi ekipi po merr ngarkesat e nevojshme për të qenë në startin e sezonit të ri. Në seancën e djeshme stërvitore u vu re prania e një lojtari të ri dhe bëhet fjalë për portierin Aldo Bushi.

73318789_2387459208019961_2748939052676808704_o

21-vjeçari në sezonin e fundit ka mbrojtur portën e Besës. Gjasat janë që Bushi do të testohet për disa ditë dhe më pas do të vendoset për fatin e tij. Portieri 21-vjeçar, Aldo Bushi, është lojtari i katërt në provë tek Apolonia.

Në këtë fazë intensive përgatitore fierakët kanë plan zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore. E para u zhvillua me Bylisin para dy javësh. Klubi ka planifikuar testin e dytë, ku trajneri Klevis Dalipi do të ketë sot mundësinë të shohë më mirë gjendjen e skuadrës. Flamurtari është kundërshtari i miqësores që do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku Apolonia ka kryer pjesën më të madhe të seancave stërvitore.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"