Apolonia blindon titullarët, të gjithë me kontrata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2017 | 15:46

Apolonia blindon titullarët, të gjithë me kontrata

Apolonia ka nisur pushimet prej disa ditësh dhe, sipas të gjitha gjasave, ekipi do të grumbullohet sërish në fillim të muajit të ardhshëm për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Pjesa më e madhe e lojtarëve që mbyllën kampionatin janë nën kontratë. Në këtë mënyrë, ata që dëshirojnë të largohen, nëse do të ketë të tillë, mund të ikin vetëm me pëlqimin e drejtuesve të klubit fierak.dinamo apolonia 1

Por, sipas tyre, nuk do të lejohet askush ta bëjë një gjë të tillë, tashmë që për ata është investuar shumë. Një nga lojtarët vendës, që është aktivizuar me sukses nga trajneri Demiraj në sezonin e kaluar, është dhe Endri Braka, i cili është afruar nga ekipet zinxhir të akademisë.Braka

“Që i vogël e kam ëndërruar fanellën bardhejeshile. Tani jam i kënaqur që arrita ta vesh atë, edhe pse e di peshën e saj të rëndë. Do të mundohem që përherë të jap maksimumin në fushën e lojës së bashku me shokët e tjerë.

Me sa di unë dhe sa kam dëgjuar, askush nuk do të largohet nga Apolonia, por vetëm do të afrohen disa lojtarë të tjerë të rinj cilësorë që bëjnë diferencën me të tjerët. Na ka ardhur keq të gjithëve për lojërat me oshilacione të sezonit të kaluar dhe mosarritjet e një objektivi.Apolonia

Kjo erdhi se gabuam pikërisht atëherë kur nuk duhej të ndodhte një gjë e tillë, çka bëri që të dilnim shumë shpejt nga lufta për t’u ngjitur në elitë. Një dëshpërim pa kufi për të gjithë ne. Më mirë ta harrojmë e të mos flasim për të shkuarën, por për të ardhmen që besoj se do të jetë shumë më e mirë”, përfundoi prononcimin Braka.

Mikel Mbriçaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"