“Apolonia bën çdo gjë në të bardhë, do i rrisim lojtarët për kampionate të mëdha”, Kokëdhima: Ju tregoj projektin për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 20:58

“Apolonia bën çdo gjë në të bardhë, do i rrisim lojtarët për kampionate të mëdha”, Kokëdhima: Ju tregoj projektin për Superioren

Apolonia tashmë edhe zyrtarisht është në Superiore për sezonin e ardhshëm, pas një kampionati shumë të bukur të zhvilluar në Kategorinë e Parë në grupin B.kokedhima

Ditën e sotme fierakët mposhtën me rezultatin 2-1 Lushnjën në derbi, duke kaluar edhe matematikisht në Superiore për edicionin e ardhshëm.

Për mikrofonat e “Rtsh Sport”, pas përfundimit të ndeshjes ka folur edhe presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima, i cili ka treguar projektin e klubit të tij, duke thënë se është si rregull, që nuk merret asnjë lojtar mbi 23 vjeç, por të gjithë të jenë 21 vjeç dhe poshtë.

“Pikërisht ngjitja në Superiore ka qenë objektivi te Apolonia këtë sezon dhe ia arritëm. Së pari, ndeshja e sotme ishte e dominuar nga ne. Lushnja luajti shumë mirë dhe kemi respekt për ta, por djemtë tanë zhvilluan paraqitje shumë të mirë dhe e merituan fitoren. Ngjitja e Apolonisë në Superiore nuk është as rastësi as një pretendim egoist i imi apo i drejtuesve të tjerë. Apolonia ka rreth 15 skuadrave të djemve dhe femrave, të cilat përjashto ekipin e parë, janë në elitat e futbollit shqiptar. Të gjithë luajnë shumë mirë dhe janë finalistë të kampionateve në Superiore. Është një investim i gjithi në futbollin e bazës dhe tek të gjithë.

Ata të rinj tashmë kanë nevojë të promovohen dhe në elitën e futbollit shqiptar, pasi i bën shumë mirë këtyre djemve. Apolonia është një klub me financa shumë të balancuara, nuk është një gropë e zezë, nuk merr dhe nuk paguan borxhe, nuk gënjen askënd. Çdo gjë bëhet në të bardhë. Kemi ndërtuar një model, jo për të bërë futboll të pajustifikuar, por një futboll që bazohet mbi ekonominë që prodhojnë karrierat e të rinjve. Ne nuk jemi një  futboll i pasur dhe në do rrisim futbollistë të rinj për t’i kaluar në vende të mëdha dhe për të fituar nga ta. Kjo është filozofia e jonë. Ne nuk bëjmë aventura.

Objektivi në Superiore? Në sezonin e ardhshëm në duam të konsolidojmë ekipin e parë. Nuk do kërkojmë gjëra të mëdha, ne do bazohemi te lojtarët që dalin nga moshat tona. Për ne është esenciale që të qëndrojmë në Superiore dhe ti rrisim këta djem dhe të kërkohen nga ekipet e mëdha.

Merkato? Apolonia do hyjë në merkato, por vetëm për djem të rinj. Si rregull në nuk marrim futbollistë mbi 23 vjeç, por të gjithë nën 21 vjeç.

Mërgjyshi? Padyshim që do të jetë trajner i ardhshëm. E konfirmuam atë që në fillim të sezonit, pavarësisht nëse do ngjiteshim apo jo në Superiore. Është një trajner shumë i madh. Ai do të jetë një trajner edhe për drejtuesit e ekipeve të tjera të moshave.”, u shpreh Kokëdhima.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"