Apolonia befason Bylisin, e mposht në Ballsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2019 | 20:20

Apolonia befason Bylisin, e mposht në Ballsh

Apolonia e Artan Mërgjyshit ka surprizuar Bylisin në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Adush Muça”.

bylis apolonia

Goli i futbollistit Redon Mihana në fundin e pjesës së parë i dhuroi fitoren fierakëve. Pavarësisht dominimit të vendasve, skuadra e Apolonisë, u mbrojt mjaft mirë, duke e fituar këtë përballje me rezultatin minimal 0-1.

Fierakët janë pretendentët kryesor këtë sezon, për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, ndërkohë që ballshiotët i pret një luftë tepër e ashpër në Kategorinë Superiore. Pavarësisht përforcimeve të shumta në merkato, skuadrës së Dovedan do i duhet kohë për ta marrë veten plotësisht.

Bylis – Apolonia 0-1

Shënues: Mihana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"