Apolonia aktive në ditën e fundit, e mbyll merkaton e janarit me 2 futbollistë nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 8:49

Apolonia aktive në ditën e fundit, e mbyll merkaton e janarit me 2 futbollistë nga…

Ka pasur lëvizje ditët e fundit në merkaton e Apolonisë.

apolonia tirana

Fierakët kanë qenë aktivë në momentet e fundit, teksa kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin senegalez Ismaila Diop, kanë marrë në huazim nga Dinamoja e Zagrebit sulmuesin Mario Vasilj, si dhe kanë arritur akord me 19- vjeçarin Mateo Shanaj, mesfushor qendre, që është aktivizuar te Turbina e Cërrikut gjer tani.

Po nga kjo skuadër kanë marrë edhe mbrojtësin Rei Zaimi, një 22-vjeçar që mund të luajë edhe në krahun e majtë. Nga ana tjetër, ka pasur edhe dalje.

Kështu, fierakët kanë larguar mesfushorin Sali Kumani, i cili do të luajë në formë huazimi me ekipin e qytetit të tij, Tomorin e Beratit.

Gjatë kësaj merkatoje dimërore, nga Apolonia janë larguar edhe tre futbollistë të tjerë: Glejdis Ndraxhi, Drago Bumbar dhe Bernard Artur, të tre ardhur gjatë merkatos së verës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"