Apolonia akord me Idrizajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2015 | 18:00

Apolonia akord me Idrizajn

Idrizaj dhe Argjend Malaj sterviten ne OherApolonia ka arritur akordin dje me mbrojtësin vlonjat Endri Idrizaj. Ky i fundit ishte pjesë e Tiranës, por ka arritur marrëveshjen me Apoloninë për t’u transferuar në Fier. Pritet që lojtari të prezantohet sot. Nga ana tjetër, pavarësisht se është përfolur se Andi Ribaj është shumë pranë fierakëve, sulmuesi mësohet se ka një ofertë nga klubi austriak i Kapfenbergut. Do të shihet këto ditë se cila do të jetë e ardhmja e këtij lojtari, por në klubin fierak janë të bindur se do të firmosë për Apoloninë. Gërxho Mesfushori i rikthyer tek ekipi mëmë pas një aventure 2- vjeçare me Bylisin e Flamurtarin dhe një nga lojtarët më me përvojë tek Apolonia, Julian Gërxho, shprehet i bindur se skuadra e tij do të luftojë fort deri në fund. “Është një përballje jetike për ne dhe nuk i kemi humbur shpresat e mbijetesës në Superiore, ndaj duhet të dalim me tri pikët me çdo kusht. Kjo, sepse çdo rezultat tjetër nuk na bën punë, por na dëmton më shumë. Kjo ka bërë që ta vlerësojmë kundërshtarin gjatë punës sonë në përgatitjet e këtyre ditëve. Po flitet shumë për rezultatet e paramenduara pas ndeshjeve të javës së kaluar, por unë, duke njohur dhe mentalitetin e lojtarëve të skuadrës ku bëj pjesë, mund t’ju them me siguri se Apolonia do vazhdojë të luajë deri në vërshëllimën e fundit të këtij sezoni në të gjitha ndeshjet me ndershmëri dhe mos toleruar asnjë kundërshtar kushdo qoftë ai e për çfarëdo që të luftojë në kampionat apo kupë. Apolonia futet në fushë për të luajtur futboll dhe nuk do të përgojohet për gjëra të tilla qoftë edhe për të bërë aleanca që mund dhe ta shpëtojnë nga rënia nga kategoria”, përfundon Gërxho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"