Pikante/ Nga mashtrimi i Grizman te djali që solli topin, ja 7 gjërat që nuk u panë në finalen e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 19:45

Pikante/ Nga mashtrimi i Grizman te djali që solli topin, ja 7 gjërat që nuk u panë në finalen e Botërorit

Kupa e Botës përfun doi në duart e francezëve dhe u ngrit fillimisht nga portieri Hygo Loris, por përpara se të niste ndeshja u sigurua mirë nga dy roje të sigurisë që rrinin të “ngrysur” dhe shihnin me egërsi. Me të drejtë, kishin për detyrë të mbronin gjënë më të çmuar të ditës.

dalic2

PA DHURATË- Trajneri i Francës Didie Deshamp u kap i papërgatitur nga homologu i tij Zlatko Daliç. Ky i fundit kishte një dhuratë për trajnerin francez të paketuar me logot e Kroacisë. Të dy trajnerët u përqafuan dhe me gjasë Deshamp i kërkoi falje që nuk kishte një dhuratë për të.

deshamp dalic

I SHKURTËR- Ndoshta nuk u vu re, por në momentin e shortit të arbitrit Pitana për nisjen e lojës, djaloshi që solli topin ishte më i gjatë sesa Luka Modriç. Madje, ai ishte më i gjatë edhe sesa dy asistentët e arbitrit dhe konkurronte gjithashtu portierin Loris dhe vetë Pitanën, i cili ishte 193 centimetra.

SUPER MBAPE- Kilië Mbape nuk është më një adoleshent. 19-vjeçari zhvilloi një Botëror spektakolar, por përpara se të shënonte, në pjesën e parë bëri një veprim që shastisi mbrojtësin Vida. I kaloi topin mes këmbëve, por në fakt loja u ndal për pozicion jashtë loje.

GRIZMAN “MASHTRUES”- Antuan Grizman shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 38-të nga pika e bardhë e penalltisë. Por përpara se të nisej, ai komunikoi me sy me portierin Daniel Subashiç duke tentuar ta mashtronte atë. Sulmuesi francez bëri me shenjë duke përdorur buzët dhe sytë se do të godiste nga e majta e portierit. Dhe portieri u gënjye duke u hedhur pikërisht nga ajo anë. Në fakt, Grizman goditi nga ana tjetër dhe e dërgoi topin në rrjetë duke fituar edhe duelin e nervave me gardianin kroat.

FANELLAT E REJA- Afro 20 mijë tifozë do të kenë mundësinë që javën e ardhshme të kenë në duart e tyre fanellat e Francës me dy yje mbi stemë, që simbolizojnë dy kupa bote. “Nike” prodhoi një edicion të limituar të tyre pa e ditur që Franca do të fitonte Kupën e Botës. Një “bast” i fituar nga kompania e njohur, e cila pas fërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit Pitana publikoi një video: Ia dolëm Francë!

ATMOSFERA- Moska prodhoi një atmosferë të shkëlqyer në ditën e finales dhe turneu i zhvilluar aty u mbyll në mënyrë të jashtëzakonshme, por ajo që ndodhi në Francë ishte spektakolare. Një nga skenat më të bukura të para ndonjëherë, ku në kullën “Eiffel” mund të ishin qindra njerëz. I bashkonte pasioni.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"