Apeli i shpall luftë Disiplinës, ndryshon formulimin e vendimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2016 | 16:58

Apeli i shpall luftë Disiplinës, ndryshon formulimin e vendimeve

Absurditeti i një jave më parë në Komisionin e Disiplinës, i cili ndryshoi një vendim të dalë nga Komisioni i Apelit, ka detyruar këtë organ disiplinor brenda FSHF-së që të ndryshojë formulimin e vendimeve që publikon për futbollin shqiptar. Duke ndryshuar formulën, Komisioni i Apelit jo vetëm ka treguar se cili është hapi i mëtejshëm juridik që mund të ndërmarrin klubet, por njëkohësisht edhe ka “zhytur” Disiplinën që tejkaloi çdo kompetencë me rastin e Korabit.

Korabi

Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Apelit të FSHF-së ndryshoi vendimin e dhënë nga Disiplina për Shkumbinin. Klubi peqinas ishte ndëshkuar me 8 ndeshje jashtë stadiumit të vet, por Apeli i ka kthyer peqinasit në shtëpi, ku do të luajnë pa tifozë.

“SK Shkumbini, për sjellje te gabuar te spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit te fushës së lojës, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes, ne baze te Nenit 66/3/b, sanksionohet me ndalimin e zhvillimit të 8 (tete) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës”, shkruhej në vendim.

Apeli FSHF

Ajo që është më interesante dhe përbën risi për këtë komision është fraza e shtuar poshtë vendimit: Kundër këtij vendimi lejohet ankim përpara Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) Lozanë, Zvicër.

Kuptohet që më shumë se një kujtesë ndaj klubeve, ky ishte mesazh i qartë ndaj homologëve të Komisionit të Disiplinës që të mos e tepronin me absurditetet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"