Apeli nuk e fali, Skënderbeu reagon mbi Jashanicën: Çështjen e çojmë në CAS

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 18:19

Apeli nuk e fali, Skënderbeu reagon mbi Jashanicën: Çështjen e çojmë në CAS

Menjëherë pas publikimit të lajmit se Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi dënimin 2-vjeçar për Bajram Jashanicën, për çështjen e dopingut, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut.

jashanica

Korçarët njoftojnë se Apeli i UEFAs ka lënë në fuqi këtë dënim, pavarësisht argumenteve për uljen e sanksionit, ndërsa bëjnë me dije se kjo çështje do të shkojë në CAS. Më poshtë, edhe reagimi i plotë.

REAGIMI

Komisioni i Apelit i UEFA-s vendosi lënien në fuqi të masës disiplinore “pezullim nga aktiviteti” për një periudhë 2-vjeçare për lojtarin e KF Skënderbeut, Bajram Jashanica.

Pavaresisht argumenteve dhe dëshmive të dhëna në seancë gjyqesorë nga ana e lojtarit dhe personave të tjerë të lidhur me çështjen, organi juridik vendosi mospranimin e kërkesës të paraqitur nga Bajram Jashanica për uljen e sanksionit.

Bëjmë me dije se aktualisht, palët janë në pritje për disponimin nga ana e Komisionit të Apelit të UEFA-s të vendimit integral, i cili do të ankimohet në CAS.

KF Skënderbeu i ka ofruar lojtarit të gjithë mbështetjen e mundshme gjatë kësaj periudhe të vështirë për të dhe beson se masa disiplinore është disproporcionale me rrethanat e ngjarjes dhe me shkallën e përgjegjësisë të Bajram Jashanica.

Për këtë arsye, në çdo formë dhe me të gjitha mjetet në dispozicion, do të kërkojmë vendosjen e një mase disiplinore më të ulët, për garantimin e vijueshmerisë së karrierës të lojtarit tonë.

Zyra për Shtyp,

KF Skënderbeu

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"