Apeli merr vendimin përfundimtar për Shkumbinin, vuloset e ardhmja e peqinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2019 | 12:14

Apeli merr vendimin përfundimtar për Shkumbinin, vuloset e ardhmja e peqinasve

Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës, për përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik të Shkumbinit për sezonet 2019-2020 si dhe gjobë në masën 1.000.000 leke.

Shkumbini

Kështu që e ardhmja e Shkumbinit është vulosur me këtë vendim përfundimtar të Apelit.

Nga ana tjetër ky komision, lejon që vendimi të shkojë për ankimim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS).

Kujtojmë  që shkak i këtij dënimi ishte akt i shëmtuar që u regjistrua në fundin e ndeshjes Shkumbini-Dinamo e vlefshme për Kategorinë e Parë, teksa gjyqtari Sokol Bebja u dhunua nga disa tifozë, të cilët u futën në fushën e blërtë për të sulmuar arbitrin.

Ndërkaq Disiplina në datën 19 dhjetor, vendosi që: “KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF Dinamo, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit si dhe kërcënimin e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 10/1/o, 31, 57/2, 63/1/b, 63/1/c, 63/1/e, 64/1, 62/2 dhe neni 65 të KDS dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonet 2019-2020 si dhe gjobë në masën 1.000.000 leke. Në bazë të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.”.

Vendimet: 

1. Lënien në fuqi të vendimit Nr.17 të Komisionit të Disiplinës, datë 19.12.2019 (pika 1).

2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

apeli

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"