Apeli lë në fuqi Disiplinën, Duka shpallet “non grata” në Peqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2019 | 10:28

Apeli lë në fuqi Disiplinën, Duka shpallet “non grata” në Peqin

Në Peqin shpresonin shumë që Apeli t’u jepte të drejtë, por ky komision ka lënë në fuqi Disiplinën, përjashtimin e Shkumbinit, zbritjen e tij në të Dytën dhe gjobën 1-milionëshe. Tani klubi peqinas mund ta ankimojë çështjen vetëm në KAS-in e Lozanës.dalin-pamjet-ja-si-u-dhunua-arbitri-ne-ndeshjen-shkumbini-dinamo-ne-peqin_5df53d57ba32f

Pas publikimit të vendimit, kanë shpërthyer peqinasit me ofendime e mallkime ndaj kreut të FSHF-së, Duka, duke e pasur personale me të. “Një turp historik i Duka-Federatës”, “Një çorbë e shpifur e gatuar nga Armand Duka dhe e servirur nga sahanlëpirësit e tij në Disiplinë dhe Apel”, apo “Zoti president, të zëntë haku i peqinasve për Vit të Ri”, janë disa nga reagimet që kanë shprehur drejtuesit e klubit dhe tifozët e shumtë të Shkumbinit.

DEKLARATA E KLUBIT – Drejtuesit e klubit kanë qenë më të ashpër në reagimin e tyre kundrejt vendimit të Apelit. “Sahanlëpirësit e Dukës në të dyja komisionet, pa u bazuar në rregulloren e vetë Federatës, neni 64/b që dënon një skuadër me 4 ndeshje pa tifozë dhe gjobë, çuan në vend fjalën e kreut të FSHF-së, i cili nisur nga arsye personale, kishte urdhëruar përjashtimin e Shkumbinit. Po, po, për arsye personale, sepse klubi peqinas nuk e votoi atë të madhin e Federatës dhe ky ishte shkaku që Duka të hakmerrej në mënyrën më të ulët kundrejt një ekipi dhe një qyteti të tërë si Peqini, që futbollin e ka të shenjtë.Shkumbini

Kjo ishte e vetmja arsye e ndëshkimit të Shkumbinit nga këto palo komisione të përbëra nga njerëz të pandershëm dhe që janë kthyer vetëm në lolo të kreut të Federatës, Duka. Ne si klub, por edhe i gjithë qyteti i Peqinit, e shpallim nga sot Dukën ‘non grata’. Kurrë të mos shkelë në Peqin, pasi e tregoi fytyrën e vërtetë karshi një populli besnik dhe mikpritës”. Kjo është deklarata e klubit peqinas pas vendimit të Apelit drejtuar kreut të FSHF-së. Reagime të shumta ka pasur edhe nga tifozët peqinas, të cilët i kanë uruar të gjitha të zezat kreut të Federatës.

Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"