Apeli i ndjerë i një pedagogu gjirokastrit: Na ktheni Luftëtarin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 20:44

Apeli i ndjerë i një pedagogu gjirokastrit: Na ktheni Luftëtarin!

Luftëtari nuk u stërvit as dje. Bojkoti vazhdon, duke rënduar gjendjen te bluzinjtë. Opinioni sportiv në Gjirokastër është më shumë se i irrituar nga kolapsi që klubi po kalon, që i ngjason ekuacionit pa zgjidhje. Kështu e vlerëson gjendjen e skuadrës së zemrës edhe Llambi Margariti, pedagogu i universitetit “Eqerem Çabej”, njëherazi një nga shumë intelektualët e qytetit të gurtë.

Luftetari1

“Në Gjirokastër, një futboll na ka mbetur, por tani dhe ky duket se po shkon drejt shkrirjes. Është për të ardhur keq, për të vënë duart në kokë. Mezi prisnim të vinte e shtuna për të parë një ndeshje, po tani çfarë do shohim?! Pyetjeve tona askush nuk denjon t’u përgjigjet. Atëherë të gjithë ne tifozët, nga unë i pari e të tjerët, të mos humbim kohë dhe protestojmë. Kur erdhi trajneri Marko Jovanoviç, na la një shije të mirë dhe na kujtoi kohët e Mlladen Milinkoviç.

Ekipi nga dita në ditë po merrte formë dhe në ndeshjet miqësore po tregonte shenja jete. Erdhi një ditë e bukur dhe lojtarët me të drejtë nuk dolën në stërvitje. Trajneri bashkë me lojtarët kanë familje, ndaj duhen paguar. Edhe para 2-3 sezonesh kishte situata të tilla, por jo si kjo e tanishmja. Kështu s’vazhdohet. Edhe njëherë nëpërmjet gazetës suaj, edhe në emër të shumë sportdashësve u bëj thirrje të gjithë njerëzve dhe strukturave sportive të mendojnë dhe të veprojnë sa më shpejt për skuadrën e qytetit”, përfundoi Margariti.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"