Apeli i ish-mbrojtësit të Skënderbeut: Qëndroni në shtëpi, takohemi në qershor për realizimin e ëndrrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2020 | 9:52

Apeli i ish-mbrojtësit të Skënderbeut: Qëndroni në shtëpi, takohemi në qershor për realizimin e ëndrrës

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, i cili aktualisht aktivizohet me Kalmarin në Suedi, nëpërmjet një mesazhi iu ka bërë apel qytetarëve të  Kosovës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që ta përballojmë më lehtë situatën e Koronavirusit.  Ai shtoi se do të takohemi në qershor për ta bërë ëndrrën realitet. Bëhet fjalë për sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut.

Aliti

“Të dashur qytetarë të Kosovës dhe adhurues të futbollit, e di se po i kaloni disa ditë të vështira brenda mbyllur, por është shumë e rëndësishme t’i respektojmë rregullat dhe udhëzimet e shtetit. Të rrimë brenda mbyllur që ky virus të kalojë sa më shpejt. Bashkë jemi më të fortë dhe e kalojmë edhe këtë sfidë. Takohemi në qershor për të realizuar ëndrrën tonë – Kosovën tonë ta çojmë në Kampionatin Evropian. Forca Kosova!”, ka deklaruar Aliti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"