Apeli gjobit Juventusin dhe presidentin Anjeli, një ndeshje pa tifozët ultras për “zonjën e vjetër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2017 | 18:36

Apeli gjobit Juventusin dhe presidentin Anjeli, një ndeshje pa tifozët ultras për “zonjën e vjetër”

Gjykata Federale e Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit, ka marrë sot vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen që ka si të implikuar presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli, për raporte të palejuara me ultrasit.

Anjelit i reduktohet dënimi i mëparshëm me 1 vit jashtë stadiumeve, dhe përfundon sot, ndërsa i shtohet një gjobë prej 100 mijë eurosh.

andrea anjeli

Po ashtu, Gjykata e Apelit ka vendosur edhe një gjobë prej 600 mijë eurosh për Juventusin, ndërsa tribuna e tifozëve ultras të “Curva Sud”, do të jetë e mbyllur në ndeshjen e parë në shtëpi për bardhezinjtë, që përkon të jeto ajo e 21 janarit të vitit 2018, ndaj Xhenoas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"