Anulohet për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, një tjetër turne i dorëzohet koronavirusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 18:18

Anulohet për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, një tjetër turne i dorëzohet koronavirusit

Një tjetër kompeticion i është dorëzuar koronavirusit. Bëhet fjalë për turneun e Wimbledonit, i cili nuk ishte anuluar asnjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore.

teni

Vendimi u mor ditën e sotme nga bordi drejtues i Klubeve të Tenisit (AELTC) dhe Komisioni Menaxhues i Kampionateve, ndërkohë ky turne u shty për në datë 28 qershor deri në 21 korrik 2021.

tenisi

“Ndjejmë keqardhje të madhe që AELTS vendosi sot të anulojë Kampionatet 2020 për shkak të shqetësimeve që lidhen me shëndetin publik, pas përhapjes së pandemisë koronavirus. Kampionatet numër 134 do të mbahen nga data 28 qershor deri datë 21 korrik 2021,” shkruan faqja zyrtare e Wimbledonit në Twitter.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"