Anulohet ndeshja mes dy ekipeve të Kategorisë së Parë, shkak bëhet… FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 21:03

Anulohet ndeshja mes dy ekipeve të Kategorisë së Parë, shkak bëhet… FSHF

Egnatia mbetet “thatë”, nuk e zhvillon dot miqësoren me Sopotin. Rregulli i vendosur nga FSHF i ka prishur llogaritë edhe Gugash Maganit.

tomori egnatia

Kur po bëheshin gati për t’u nisur në Librazhd dhe luajtur ndeshjen, plani ndryshoi. Federata nuk lejon asnjë klub që të përdorë stadiumet, për të mos e rënduar gjendjen e fushave. Librazhdasit e kishin harruar këtë detaj, por një telefonatë në mëngjes ka anuluar gjithçka.

Ata janë munduar që të sigurojnë një tjetër terren, por nuk ia kanë dalë. Kanë parë si opsion Elbasanin, por në “Shefqet Lamçja” dje luajti Turbina-Shkumbini. Të vendosur para kësaj situate, rrogozhinasit janë mjaftuar me një minilojë brenda grupit.

ALDO BUZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"