Anulohet miqësorja me Kukësin, klubi i Kategorisë së Parë konfirmon përballjen me kampionat e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 15:51

Anulohet miqësorja me Kukësin, klubi i Kategorisë së Parë konfirmon përballjen me kampionat e Partizanit

Klubi që militon në Grupin B të Kategorisë së Parë, Turbina, kishte planifikuar të zhvillonte një miqësore me Kukësin, ditën e dielë në orën 17:00, por për shkak të vendimit të marrë nga qeveria, për të bllokuar lëvizjen ditën e diel, kjo miqësore është anuluar.

TURBINA

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi nga Cërriku njofton se do të zhvillojë ditën e mërkurë një miqësore me Partizanin.

“Për shkak të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, ndeshja e planifikuar ditën e nesërme është anuluar, sepse e diela është caktuar si ditë pushimi dhe asnjë automjet nuk do të lëvizë. Të mërkurën është planifikuar një ndeshje tjetër miqësore, me ekipin e Partizanit”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë që ditën e hënë pritet që Ministria e Shëndetësisë të japë edhe vendimin përfundimtar për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit në vendin tonë. Pavarësisht se janë përcaktuar datat e rifillimit të kampionateve shqiptare, vlen për t’u theksuar se qeveria nuk ka dhënë ende “OK”-in.

tURBINA CERRIK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"