Anulimi i sezonit/ Presidenti i Lionit: Juve do na masakrojë. Franca dhe Belgjika mund të kthejnë vendimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 18:56

Anulimi i sezonit/ Presidenti i Lionit: Juve do na masakrojë. Franca dhe Belgjika mund të kthejnë vendimet

Zhan-Mishel Ola paralajmëron datën e parashikuar për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions-it. “Ndeshja kundër Juventusit është konfirmuar për datën 7 gusht (e përgënjeshtruar më vonë nga UEFA), në Torino, me dyer të mbyllura”, tha presidenti i klubit të Lionit për mikrofonat e “RTL Foot”.

ola-zhan-mishel

Ola, i cili nënvizoi edhe shqetësimin e tij për të ardhmen e klubit në Europë, i cili ka fituar 1- 0 në Francë, ka apeluar vendimin e Ligës së Futbollit për të anuluar sezonin. Liga e Parë u bë kampionati i parë i rëndësishëm Europian që vendosi t’i japë verdiktet pa e mbyllur sezonin prej Koronavirusit.

Dhe Lioni, që renditej në vend të shtatë, mbeti jashtë Europe për herë të parë në 23 vitet e fundit. Por shumë klube që janë kundër këtij vendimi, shpresojnë në një përmbysje të verdiktit të Ligës. “Nëse apeli për të anuluar ndërprerjen e kampionatit nuk do të ketë një rezultat pozitiv, atëherë Lioni dhe PSG do të masakrohen nga skuadrat rivale në Europë, të cilat do të kenë një përgatitje fizike larg nga e jona”.

Thirrjeve të Olasë iu bashkua edhe ylli i Monakos, Cesk Fabregas. Mesfushori spanjoll tha se Franca bëri një gabim, duke e anuluar sezonin shumë shpejt, ndërkohë që bëri thirrje që ky vendim të rishikohet. Belgjika u bë kampionati i parë në Europë që vendosi ta quante të mbyllur sezonin. Por edhe atje ka shumë kundërshtime, duke bërë që ratifikimi i vendimit të vonojë dhe ekziston shpresa që sezoni mund të rinisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"