“Anulimi i ndeshjes ndaj Armenisë lajm pozitiv”, Dermaku: Në mbrojtje jemi të gjithë të fortë, ja pse u largova nga Parma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2020 | 14:15

“Anulimi i ndeshjes ndaj Armenisë lajm pozitiv”, Dermaku: Në mbrojtje jemi të gjithë të fortë, ja pse u largova nga Parma

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku u zyrtarizua ditën e sotme te skuadra e re e Leçes në Serinë B, duke u larguar nga Parma, për shkak të hapësirave jo të shumta. 28-vjeçari është i grumbulluar momentalisht me ekipi Kombëtar, për 2 ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Në konferencën për shtyp para gazetarëve, Dermaku u shpreh:

Dermaku

ANULIMI I SFIDËS NDAJ ARMENISË – Është lajm pozitiv. Kemi më shumë kohë të stërvitemi me lojtarët e rinj. Situata në Armeni nuk është shumë e mirë për momentin. Kemi më shumë kohë për stërvitjen me lojtarët e rinj.

TRANSFERIMI TE LEÇE- Jam i kënaqur, me siguri do të aktivizohem më shumë. Kam pasur pak hapësira te Parma, edhe pse kam luajtur mirë kur jam aktivizuar. Kemi qenë shumë mbrojtësa. Shkova te një klub që ka projekt për mua.

ROLI NË KOMBËTARE- Jemi të kënaqur që është konkurrencë pozitive. Jemi të gjithë të fortë. Kushdo që të luajë, ka për të bërë mirë. Jemi shumë lojtarë të mirë në mbrojtje.

MUNGESAT DHE 2 NDESHJET – Momenti nuk është shumë i mirë për shkak edhe të COVID. Eksperienca është pozitive te Kombëtarja. Jam i bindur që lojtarët e rinj, që me punë dhe pozitivitet gjërat do të shkojnë mirë.

NDESHJA NDAJ LITUANISË- Nuk jemi të kënaqur për ndeshjen ndaj Lituanisë. Vinim pas fitores ndaj Bjellorusisë. Fizikisht nuk ishim në performancën më të mirë. Shpresoj që nuk do të ndodhë më.

OBJEKTIVI I SHQIPËRISË- Do të japim maksimumin. Nuk zbresim në fushë për të barazuar apo për të humbur. I kemi mundësitë të fitojmë. Ai është objektivi jonë.

2 SUKSESE RADHAZI- Duhet të jemi më të përqendruar. Me ekipet më të dobëta e kemi më vështirë për momentin. Jam i bindur që kanë për të shkuar gjëra shumë më mirë. Ishim shumë të lodhur në ndeshjen me Lituaninë. Ishte humbje e papritur. Është një grup kompetitiv. Duhet të marrim sa më shumë pikë në këto 2 ndeshjet jashtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"