Antonio Konte nuk preket, klubi i bën gati blerjet për merkaton e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2017 | 20:38

Antonio Konte nuk preket, klubi i bën gati blerjet për merkaton e janarit

Edhe pse u mund thellë në “Olimpiko” nga Roma, me shifrat 3-0, Antonio Konte duket se ka besimin e plotë të drejtuesve të Çelsit. Italiani nuk po shkëlqen këtë sezon me blutë e Londrës, dhe kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë prekur lojtarët, nga Kante, tek Moses e Rudiger.

ROME, ITALY - OCTOBER 31: Chelsea FC head coach Antonio Conte reacts during the UEFA Champions League group C match between AS Roma and Chelsea FC at Stadio Olimpico on October 31, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images )

Përkundrazi, mësohet se Çelsi do të ndërhyjë në merkaton dimërore, për të plotësuar edhe ndonjë dëshirë të trajnerit italian. Aleks Sandro është objektivi numër një, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë afrim tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"