Antonio Konte “nderohet” nga emisioni satirik në Itali, tekniku: Nuk kërkoj hakmarrje ndaj Juves!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 20:37

Antonio Konte “nderohet” nga emisioni satirik në Itali, tekniku: Nuk kërkoj hakmarrje ndaj Juves!

Gazetari Valerio Stafeli i emisionit satirik “Striscia la notizia” në Itali, i ka dorëzuar ditën e sotme Antonio Kontes, çmimin simbolik “Tapiri i Artë”.

konte tapiri i arte

“Çfarë ndodhi? Djemtë nuk bënë atë që dëshiroje?” – ishte pyetja e gazetarit drejtuar Kontes, në momentin që i dha çmimin. “Humbëm, sepse ata treguan se janë një skuadër shumë e fortë” – u përgjigj Konte.

Më pas, gazetari i bëri edhe një pyetje thumbuese: “A dëshiron të jesh Konti i Montekristos, e të kërkosh hakmarrje te Juvja?”, ndërkohë që Konte u përgjigj: “Nuk kam nevojë për hakmarrje. Tani duhet të punojmë që gjërat të shkojnë mirë”.

Çmimi “Tapiri i Artë”, jepet nga emisioni italian prej vitesh, dhe çdo javë i dorëzohet një personazhi, arritjet e të cilit nuk kanë qenë në nivelin e pretenduar. Vetëm një javë më parë, pas paraqitjeve zhgënjyese të Milanit, po këtë çmim e mori Paolo Maldini si drejtues i kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"