Antonio Konte-Çelsi, përplasje në gjyq për 11 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 17:51

Antonio Konte-Çelsi, përplasje në gjyq për 11 milionë euro

Është e çuditshme që një marrëdhënie që filloi shumë mirë të përfundoi kaq keq. E tille ësht ajo midis Antonio Kontes dhe klubit londinez të Çelsit. Duket se ekipi londinez e ka arritur marrëveshjen me Mauricio Sarrin por ende nuk ka asgjë zyrtare.

392648_TS_23-06-18_7951544428_

Nënshkrimi me Sarrin do të kushtonte shkarkimin e Kontes e për pasojë një dëm prej 11 milionë eurosh. Kështu që avokatët e Roman Abramoviç po mundohen të argumentojnë se Konte u ka borxh një kompensim për situatën e Diego Kosta-s.

Konte e largoi nga skuadra sulmuesin spanjoll menjë mesazh verën e kaluar, duke e informuar se nuk ishte më në planet e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"