Antoni Beji jep garanci: Prisni një Bylis të fortë në Superiore!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 13:41

Antoni Beji jep garanci: Prisni një Bylis të fortë në Superiore!

Sulmuesi Beji Antoni dhe qendërmbrojtësi Stivi Janku, janë lojtarët që në Ballsh do të luajnë sezonin e tyre të pestë radhazi, duke provuar të dyja kategoritë me fanellën e Bylisit.

Antoni Beji

Nigeriani 23-vjeçar po përgatitet për një sezon të madh, teksa në një bisedë për “Panorama Sport”, është optimist për atë që e pret në elitën e futbollit shqiptar.

“Bylisi ka një grup fantastik, pasi jemi ndër të paktat ekipe ku ka lojtarë që luajnë së bashku prej 3-4 sezonesh. Për mua kjo është shumë pozitive. Si në aspektin personal, ashtu edhe për skuadrën, kjo na ndihmon jo pak.

Te Bylisi jam rritur shumë, sepse kam luajtur në Superiore dhe kam shënuar.

Jemi një grup shumë i mirë dhe mund të shkojmë larg. Superiorja është shumë e vështirë, por ne do të bëjmë gjithçka për të shkuar larg”, ka thënë fillimisht Antoni. Sulmuesi mendon se tashmë është më i pjekur dhe do të shfrytëzojë shansin në elitë.

“Jemi një ekip solid dhe në elitë kemi bërë mirë. Këtë sezon ne do të jemi me këmbë në tokë dhe unë në aspektin personal do të kërkoj që të shënoj sa më shumë gola. Tashmë jam më i pjekur dhe në kulmin e karrierës.

Dua që të lë gjurmë këtë sezon në Superiore dhe të ndihmoj Bylisin që të jetë në pjesën e sipërme të tabelës”.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"